Mbappe – PSG: Nesër takimi vendimtar, mësohen katër opsionet e mundshme - NACIONALE

Mbappe – PSG: Nesër takimi vendimtar, mësohen katër opsionet e mundshme

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi Kylian Mbappe së bashku me agjentin, pra nënën e tij do të takohem me presidentin e PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, ku do të vendoset përfundimisht e ardhmja e tij.

Francezi e ka njoftuar klubin se nuk do ta aktivizojë klauzolën e rinovimit, gjë që nënkupton se dëshiron të largohet si agjent i lirë në vitin 2024.

PSG deri më tani nuk e ka pranuar këtë situatë, duke qenë të qëndrimit: Rinovo ose do të shitesh këtë verë.

Tani “Marca” raporton se nesër do të ndodhë takimi ndërmjet Mbappes dhe klubit francez, ku do të diskutohet e ardhmja e lojtarit.

Dy opsionet e para mbesin rinovo kontratën ose do të shitesh në këtë afat veror, mirëpo PSG-ja edhe mund t’i ofrojë një kontratë të re dyvjeçare duke i premtuar se do ta shesin në verën e vitit 2024.

Në këtë mënyrë, klubi do të fitonte para nga shitja e francezit derisa lojtarit do t’i plotësohet dëshira për të qëndruar edhe një vit në “Parkun e Princave”.

Real Madrid mbetet destinacioni i preferuar i Mbappes, mirëpo presidenti Florentino Perez e ka bërë të qartë se nuk do të bëjë asnjë lëvizje pa u qartësuar e ardhmja e lojtarit shkaku i asaj që ndodhi verën e vitit 2021.

Real Madrid bëri dy oferta zyrtare te PSG-ja për shërbimet e Mbappes, por klubi francez as nuk ktheu përgjigje, qoftë ajo negative apo edhe pozitive.

Opsioni i katërt është nëse Mbappe i refuzon tre mundësitë e PSG-së, duke dal kundër tyre dhe qëndruar edhe për një vit para se të largohet si agjent i lirë në vitin 2024.

Lajme të ngjashme