Mbappe kalon në epërsi PSG, kualifikimi një hap larg
Kylian Mbappe është treguar i saktë nga pika e bardhë, duke kaluar në epërsi PSG.
Sulmuesi francez mori përsipër ekzekutimin e penalltisë në minutën e 40-të. Ai goditi në këndin e majtë të portës së ekipit portugez.
Me këtë rezultat, nëse PSG do ta ruajë deri në fund, atëherë nënkupton se do të jetë skuadra e parë në grupin H që do të kualifikohet në mesin e 16 ekipeve më të mira në 1/8-at e finales, pasi do të shkonte në kuotën e 10 pikëve.