Mbappe: Isha i zemëruar me Messin kur e pashë pas Kupës së Botës, por pastaj qeshëm së bashku
Sulmuesi Kylian Mbappe e ka pranuar se ka qenë shumë i zemëruar kur e pa në stërvitje Lionel Messin pas Kupës së Botës “Katar 2022”, por pastaj është afruar edhe më shumë me argjentinasin.
Pavarësisht paraqitjes së jashtëzakonshme në Katar, Messi me Argjentinën në penallti fituan ndaj Francës, për ta fituar epitetin e kampionit të Botës.
Në një intervistë për “Kanal+”, Mbappe ka treguar disa prapaskena lidhur me bisedën e parë që zhvilloi me Messin pas asaj finale.
“Pas finales të Kupës së Botës, kur e pashë Messin në stërvitje te PSG-ja, isha ende shumë i zemëruar. Por, ai më tha se tashmë e ka fituar një herë dhe që tani ishte radha e tij”.
“Isha jashtëzakonisht i nervozuar, mirëpo duhet ta respektosh sepse është Messi. E thyem akullin duke qeshur së bashku sepse kishim luftuar deri në fund. Krijuam disa kujtime për finalen. Mendoj se finalja na ka afruar edhe më shumë”.
“Kam mësuar shumë nga ai, gjatë tërë kohës e pyesja “Si po e bën këtë?”, “Si po e bën atë?”, tha francezi.
Ndërkohë, Mbappe nuk ka qenë në formën e dikurshme që pas Kupës së Botës 2022, ndërsa po kritikohet tejmase për paraqitjet e fundit te Real Madridi.