Max Verstappen "marshon" drejt titullit të dytë të botës, fiton çmimin e madh të Hungarsië - Hamilton e Russell në podium - NACIONALE

Max Verstappen "marshon" drejt titullit të dytë të botës, fiton çmimin e madh të Hungarsië - Hamilton e Russell në podium

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Max Verstappen ka bërë befasinë tjetër duke arritur ta fitojë edhe çmimin e madh të Hungarisë, pavarësisht që e nisi nga pozita e 10-të.

Edhe pse nuk u pa aspak si favorit në këtë garë, vozitësi i Red Bull mahniti sërish të gjithë duke fituar sërish në fund.

Gara e sotme ishte e jashtëzakonshme mes Red Bull e Mercedes, me dy pilotët e tjerë si Lewis Hamilton dhe George Russell që mbyllen podiumin në pozitat dy dhe tre.

Charles Leclerc mund të thuhet se dështoi keq duke zënë vetëm pozitën e gjashtë derisa kolegu i tij Sainz, mbylli si pozitë e katër.

Top 10 e plotë ishte në këtë radhitje:

Verstappen

Hamilton

Russell

Sainz

Perez

Leclerc

Norris

Alonso

Ocon

Vettel

Verstappen: Ishte argëtuese, kushtet shumë të vështira

Kampioni në fuqi i botës, Max Verstappen reagoi menjëherë pas fitores së sotme në Hungari.

Holandezi foli për kushtet e vështira, sidoqoftë nënvizoi se kishin një strategji të shkëlqyer dhe e vlerësoi si një garë shumë argëtuese.

“Kushte shumë të vështira atje, por ne kishim një strategji vërtet të mirë… dhe madje edhe me një 360° ne fituam garën. Ishte shumë argëtuese atje", tha shkurtimisht ai për faqen zyrtare të F1.

Ndërkohë, për Verstappen kjo është fitorja e tetë në vitin 2022, që vazhdon ta bëjë favoritin kryesor për ta mbrojtur çmimin e kampionit të botës në Formula 1.

Lajme të ngjashme