Max Verstappen i pandalshëm, Red Bull dominon në Çmimin e madh të Miamit
Shoferi i Red Bullit, Max Verstappen ka shënuar një fitore të jashtëzakonshme në Çmimin e madh të Miamit.
Pavarësisht që holandezi e nisi garën nga pozita e nëntë, arriti ta tejkalojë kolegun, Sergio Perez për ta shijuar fitoren e radhës, ku Red Bull dominoi plotësisht.
Never in doubt. From ninth to first, @Max33Verstappen is our #F1DriverOfTheDay in Miami!#MiamiGP #F1 @salesforce pic.twitter.com/q9WtpLRnic
— Formula 1 (@F1) May 7, 2023
Max Verstappen e përfundoi garën si pozitë e parë ndjekur nga Sergio Perez, derisa Fernando Alonso i Aston Martin mbylli podiumin.
Për kampionin e shumëfishtë të botës, britanikun Lewis Hamilton ishte një tjetër "garë e keqe" duke përfunduar në pozitën e gjashtë, atë edhe prapa kolegut George Russell që zuri vendin e katërt.
Top 10 u rendit kështu:
Max Verstappen (Red Bull)
Sergio Perez (Red Bull)
Fernando Alonso (Aston Martin)
George Russell (Mercedes)
Carlos Sainz (Ferrari)
Lewis Hamilton (Mercedes)
Charles Leclerc (Ferrari)
Pierre Gasly (Alpine)
Esteban Ocon (Alpine)
Kevin Magnussen (Haas).
Pas kësaj gare të madhe, Verstappen mbledh 118 pikë duke kryesor në renditje, derisa Perez zë pozitën e dytë me 105 sosh.
Ndërkohë, kjo është fitorja e tretë për Verstappen në vitin 2023, ku katër herë ia ka dalë të jetë edhe në podium. Prapa tij renditet Perez me dy fitore dhe tre podiume, derisa pozitën e tretë e zë Alonso me tre podiume por pa fitore.