Maurizio Sarri: E dua Barcelonën në raundin e 16-të të Ligës së Kampionëve
Trajneri Maurizio Sarri thotë se skuadra e Lazios s’është në nivelin e duhur psiqik për Ligën e Kampionëve, megjithatë dëshiron të përballet me Barcelonën.
Lazio avancoi si pozitë e dytë nga faza e grupit, pavarësisht humbjes 2:0 në udhëtim te Atletico Madrid.
Pas ndeshjes, Sarri është shprehur i zhgënjyer me lojën ndaj skuadrës madrilene pasi humbën shumë raste.
“Jam pak i zemëruar sepse erdhëm për të luajtur ndaj një skuadre të nivelit të lartë, paguam për secilin gabim dhe dëshmuam të krijojmë në shumë mundësi sepse kishim shanse për të shënuar gjithashtu”.
“Jam i zhgënjyer sepse kishte një hapësirë të madhe mes dy skuadrat në 10 minutat e secilës pjesë”.
Lazio tani mund të përballet ndaj një skuadre të mëdha, si Real Madrid, Man City, Bayern Munich, Borussia Dortmund, Arsenal, Barcelona apo edhe Real Sociedad.
I pyetur se cilën skuadër e do, Sarri deklaroi se preferon katalunasit meqenëse s’është përballur asnjëherë me ta në karrierën e tij.
“I vetmi klub i madh që nuk jam përballur në karrierë është ndoshta Barcelona. Do të ishte pak befasuese. Do të doja ta vizitoja Camp Noun megjithatë”.
“Kemi dëshmuar në vitet e fundit se po vuajmë psiqikisht kur jemi më shumë se një kompeticion. Sezonin e kaluar ishim të dobët në Evropë dhe më të vendosur në Serie A, këtë vit është e kundërta”.
“Kjo dëshmon se nuk jemi psiqikisht në nivelin e duhur. E pranoj këtë”.