Mauricio Pochetttino i hapur ta drejtojë Anglinë - NACIONALE

Mauricio Pochetttino i hapur ta drejtojë Anglinë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri Mauricio Pochettino ka zbuluar se është i hapur për t'u bërë përzgjedhës i Anglisë, me "Tre Luanët" që po vazhdojnë përgatitjen për Kupën e Botës nën urdhrat e Gareth Southgate.

Ish trajneri i Tottenhamit ishte në "Wembley" se bashku me asistentin Jesus Perez për të parë ndeshjen e fundit të Anglisë kundër Gjermanisë.

Kontrata e Southgate skadon pas Kampionatit Evropian "Euro 2026", por ka spekulime se 52-vjeçari është i hapur që të largohet pasi të përfundojë Kupa e Botës edhe pse Federata Angleze preferon t'i qëndrojë marrëveshjes deri në fund.

Pochettino nga ana tjetër ka pranuar se do ta priste "duar hapur" një ofertë nga Anglia, vetëm katër ditë para ndeshjes ndaj Iranit.

"Sigurisht, lidhja ime me Anglinë gjithnjë ka qenë shumë e mirë. Kemi lidhje të shkëlqyer me akademinë, duke provuar të përmirësojmë lojtarët e rinj për kombëtare".

"Ndihem shumë rehatshëm këtu. Ti asnjëherë nuk e di se çfarë mund të ndodh. Unë jam i hapur për gjithçka", deklaroi ai.

Pochettino ka marrëdhënie të shkëlqyera me drejtorin teknik të Federatës Angleze, John McDermott, me të cilin bashkëpunoi te Tottenhami.

Tekniku argjentinas është në kërkim të një skuadre që të rikthehet në stol pasi u largua nga PSG më herët këtë vit.

Në fakt, Pochettino pranoi një ofertë nga Aston Villa, por e refuzoi shkaku që preferon të drejton një skuadër që mund të garojë për trofe.

Në rast që merr drejtimin e Anglisë do ta kishte shansin të punonte sërish me Harry Kane dhe Eric Dier, të cilët i drejtoi te Tottenhami për disa vite.

Në anën tjetër, Anglia shihet si ndër favoritët për ta fituar Kupën e Botës, por që nuk do ta ketë aspak të lehtë.

Mund të thuhet se “Tre Luanët” kanë një grup jo shumë të vështirë, duke qenë në të njëjtin grup me Iranin, Amerikën dhe Uellsin.

Lajme të ngjashme