Mathys Tel shpjegon arsyen pse zgjodhi Tottenhamin
Sulmuesi Mathys Tel insiston se Tottenhami ishte opsioni më i mirë për të, pasi iu bashkua klubit londinez në formë huazimi nga Bayern Munich.
19-vjeçari kaloi te Spurs pasi informoi Bayern Munichun se ka dëshirë që të largohet, shkaku që nuk ishte i lumtur me minutazhën nën urdhrat e Kompany.
Tel u kërkua edhe nga rivalët si Arsenal e Man United, megjithatë insiston se Tottenhami ishte zgjidhja e duhur.
“Pse zgjodhe Tottenhamin? Ishte opsioni më i mirë për mua. Jam gati të luaj, jam këtu për t’u rritur”.
“Ishte opsioni më i mirë dhe jam shumë i lumtur. Bisedova me presidentin, trajnerin dhe siç e thashë ishte shumë e rëndësishme për mua”.
Tel bisedoi edhe me ish bashkëlojtarët Harry Kane e Eric Dier para se t’i bashkohej Tottenhamit.
“Ata thanë se nëse dua të punoj, këtu do të kem gjithçka. Mund ta shijoj. Kjo është mirë për mua sepse është mundësi e mirë për të mësuar, të mësoj çdo ditë... kështu më thanë”.
Tel iu bashkua Tottenhamit që renditet në pozitën e 14-të në Premierligë.