Mathys Tel ndryshon mendje, vendos t’i bashkohet Tottenhamit
Edhe pse fillimisht i refuzoi, sulmuesi Mathys Tel ka dhënë dritën jeshile për kalimin te Tottenhami në formë huazimi.
Tel është i gatshëm për t’u larguar nga Bayern Munichu shkaku i mintuazhës së ulët, ndërsa do të huazohet te Spurs për pjesën e mbetur të sezonit pa opsion blerje.
Gazetari i besueshëm Florian Plettenberg raporton se Tel tashmë është rrugës për në Londër.
“Ndryshim i pabesueshëm. Mathys Tel do t’i kryejë testet mjekësore te Tottenhami sot. Pritet të jetë huazim pa ndonjë opsion blerje”.
“Detajet finale mbeten për t’u parë. Ai është rrugës për në Londër”, raporton Plettenberg.
🚨⚪️ Incredible twist. Mathys #Tel will undergo his medical with Tottenham today. It is expected to be a loan without an option to buy.
— Florian Plettenberg (@Plettigoal) February 3, 2025
Final details pending. He’s on his way to London.
… but Tel now on the verge of joining @SpursOfficial as exclusively revealed.… pic.twitter.com/SmFpHUKPSU
Tel kishte disa oferta në tavolinë që kur vendosi të largohet nga Bayerni, përfshirë klubet si Arsenal, Manchester United e Eintracht Frankfurt mirëpo ka vendosur të luajë për Tottenhamin.
Ai tani pritet t’ia zërë vendin Dominik Solankes, i cili kohëve të fundit ka dëshpëruar në paraqitje.