Martinez tregon se çfarë i tha Kylian Mbappes pas përfundimit të finales
Emi Martinez ka rrëfyer se çfarë ka folur me Kylian Mbappen në fund të finales mes Argjentinës dhe Francës, duke thënë fjalë miradije për yllin e PSG.
Gardiani argjentinas, Emi Martinez, ishte i stërpërfolur për shkak të sjelljeve të tij kundër Mbappes dhe Francës në përgjithësi, në finalen e madhe të Kupës së Botës, ku edhe ai ishte meritor për suksesin e “Seleccion”.
Gjithsesi, pas kalimit të një periudhe të caktuar kohore, Martinez ka rrëfyer se çfarë kishte biseduar me Mbappen në një moment kur ishte fotografuar afër tij në fund të ndeshjes.
"I thashë që ishte një kënaqësi të luaja kundër tij dhe që thuajse e kishte fituar atë ndeshje i vetëm. Ka një tjetër të jashtëzakonshëm. Kur Messi do të pensionohet nga futbolli jam i sigurt se Kylian do të fitojë shumë Topa të Artë”, tha Martinez.
Gjestet kontroverse të portierit të Aston Villas janë shoqëruar me jehonë e përkrahje të madhe në shtetin e tij amë, por e njëjta nuk ka ndodhur edhe në vendet tjera. Shumë sportistë dhe ish-sportistë i kanë konsideruar si të tepruara ato
Kulminacioni i sjelljeve të përçudshme të portierit argjentinas arriti kur me të pranuar çmimin e portierit më të mirë në Kupën e Botës ai bëri një gjest prej rrugaçi, i cili ishte i drejtuar për kombëtaren franceze.

Gjithsesi, me komentet e fundit ai i ka amortizuar sadopak tensionet mes dy kampeve të kombëtareve dhe posaçërisht mes tifozërive gjegjëse. Peticione, replika e kundër-replika të shumta kanë shoqëruar pasndeshjen mes dy kombëtareve në fjalë. Martinez kishte shumë ndikim në pezmin e krijuar.
