Martinez: Nuk do të ketë Messi në të ardhmen, vështirë të gjesh dikë si ai - NACIONALE

Martinez: Nuk do të ketë Messi në të ardhmen, vështirë të gjesh dikë si ai

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Portieri i Argjentinës dhe Aston Villës, Emiliano Martinez, ka bërë një udhëtim dy-ditor në Indi, ku u prit me shumë brohoritje me emrin e Lionel Messit që thirrej pa u ndalë. Drejtuar turmës portieri tha se nuk do të ketë një Messi në të ardhmen, pasi është vështirë ta gjesh dikë si ai.

Fituesi i Kupës së Botës 2022 mbeti i habitur nga pritja e tifozëve të çmendur pas futbollit në Kalkuta, teksa ai po shkonte në vizitë te klubi Mohun Bagan, një klub shekullor në Indi, ku pati brohoritje 'Messi, Messi' që jehonin nëpër tribuna. Martinez nuk kishte asnjë shqetësim për të deklaruar se Messi është me të vërtetë "më i madhi" ndonjëherë në futboll, teksa tregoi pretendimet e kombëtares së Argjentinës në edicionin e ardhshëm të Kupës së Amerikës dhe Kupës së Botës.

Matt Maher: Never give up the dream – Emi Martinez is living proof | Shropshire Star

“Lionel Messi është lojtari më i mirë ndonjëherë”, u tha gazetarëve portieri i Aston Villës. “Nuk do të ketë Messi në të ardhmen, është e vështirë ta gjesh dikë si ai”.

Martinez shtoi: "Kur luaj në portë, mendoj se mund të jem më i miri. Fitimi i Kupës së Amerikës, Finalisma kundër Italisë, Kupa e Botës. Ne fituam gjithçka. Ne do të fitojmë Kupën e Amerikës dhe shpresojmë Botërorin e ardhshëm."

Aston Villa star Emiliano Martinez makes stunning offer to help club pull off sensational swoop for PSG ace Lionel Messi | The Sun

Martinez gjithashtu u zotua se ai nuk ka ndërmend të pensionohet nga kombëtarja dhe është i uritur për të fituar më shumë turne me amerikano-jugorët, pasi më në fund po jeton ëndrrën e tij të fëmijërisë.

"Që në moshë shumë të re, kam pasur një ëndërr të bëhem portieri numër një i Argjentinës. Nuk do të pushoj tani, dua të bëhem më i mirë dhe të fitoj shumë e shumë turne për Argjentinën," tha ai.

Martinez aktualisht po shijon pushimin e tij pas sezonit që lamë pas dhe do të rikthehet në stërvitje me Aston Villën në korrik. Ndërkohë, Messi mund të bëjë debutimin e tij për Inter Miami në një ndeshje të Kupës së Ligës me Cruz Azul më 21 korrik.

Lajme të ngjashme