Martial i ofrohet Interit - NACIONALE

Martial i ofrohet Interit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi Anthony Martial do të largohet në verë nga Manchester Unitedi dhe thuhet se e ka ofruar veten te Interi.

“Neurazzurët” janë drejt fitimit të titullit të 20-të në Itali, duke qenë plot 14 pikë përpara vendit të dytë, ndërsa kanë siguruar edhe pjesëmarrjen në Kupën e Botës për klube të vitit 2025.

Me tërë këto kompeticione, Inter ka nisur të shikojë për sulmues pasi nuk i besojnë më Alexis Sanchezit dhe Marko Arnautovicit.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Martial ia ka rikujtuar Interti se do të jetë agjent i lirë duke marrë parasysh se skuadra italiane ka buxhet të limituar, ndërsa tashmë kanë kompletuar marrëveshjen me Medhi Taremi, kur të largohet nga Porto në verë.

Martial ka vetëm 28 vjeç dhe dikur ishte ndër lojtarët më premtues, pra kur kaloi te Unitedi për 60 milionë euro në vitin 2015.

Megjithatë, këto vitet e fundit francezi ka dëshpëruar me paraqitje të zbehta, kësisoj “Djajtë e Kuq” kanë vendosur kundër rinovimit të kontratës, e cila skadon më 30 qershor.

Martial ka shënuar vetëm dy gola dhe dhuruar një asistim në 19 paraqitje këtë sezon, por shkaku i lëndimit i dështoi largimi në janar, ku kërkohej nga Marseille, Fenerbahce ose në Arabinë Saudite.

Në tërë karrierën e tij te Unitedi, ai ka zhvilluar 93 paraqitje duke realizuar 12 gola.

Lajme të ngjashme