Marseille triumfon në “klasiken” e Francës, eliminon PSG nga Kupa e Francës - NACIONALE

Marseille triumfon në “klasiken” e Francës, eliminon PSG nga Kupa e Francës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Marseille ka fituar 2:1 kundër PSG në mbrëmjen e sotme duke siguruar kështu kalimin në çerekfinale të Kupës së Francës. Skuadra nikoqire me mjaft ia doli të ngadhënjejë një “klasiken” franceze.

Atmosfera në “Vélodrome” ishte drithëruese këtë mbrëmje. Impianti në fjalë ishte nikoqir i derbit të kamotshëm francez mes Marseille dhe PSG.

Me përkrahjen e një shikuesve të vet që stërmbushen tribunat dhe krijuan atmosferë impozante, Marseille arriti ta eliminojë PSG në 1/8 e finales të Kupës së Francës.

Vendësit kaluan në epërsi në minutën e 31-të. Ish-sulmuesi i Barcelonës dhe Interit, Sanchez, pa vështirësi të madhe mposhti Donnarumman.

PSG nuk u pajtua me disavantazhi dhe mblodhi forcat për t’u hedhur në sulm, në kërkim të golit të barazimit. Goli në fjalë erdhi disa minuta më vonë.

Zhvillohej minuta e 45+2’ kur Neymar pas ekzekutimit të mirëfilltë të këndores gjeti të lirë në zonë Ramosin. Ky i fundit me një goditje të bukur me kokë dërgoi topin në rrjetë për 1:1.

Ndeshje shumë e luftuar dhe shumë e egër u zhvillua edhe në pjesën e dytë. Marseille luftonte për çdo top dhe këmbëngulte që të arrinte rezultat pozitiv para publikut të vet.

Përforcimi i afatit kalimtar të janarit, Malinovskyi, u shndërrua në heroin e ndeshjes. Mesfushori kreativ ukrainas në minutën e 57-të nga një distancë prej rreth 18 metrave koordinoi një goditje të fortë duke tërbuar portierin italian.

Rikthimi i epërsisë elektrizoi akoma më shumë të pranishmit në stadium që kishin siguruar biletë për ta përkrahur skuadrën nga qyteti bregdetar francez.

Futbollistët e drejtuar nga Tudor ia dolën që deri në fund të ndeshjes ta menaxhonin kapitalin prej një goli, duke siguruar kështu kalimin në çerekfinale. Messi me shokë u desh të pajtoheshin me zhgënjimin e parë sezonal, duke përfunduar me kaq rrugëtimin në kompeticionin në fjalë.

Përmbledhja e ndeshjes Marseille - PSG:

Lajme të ngjashme