KATAR 2022 | Maroku shënon sërish kundër Kanadasë, lajm i keq për Belgjikën - NACIONALE

KATAR 2022 | Maroku shënon sërish kundër Kanadasë, lajm i keq për Belgjikën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Maroku e ka dyfishuar epërsinë kundër Kanadasë, në ndeshjen e tretë dhe të fundit në Grupin F të Kupës së Botës, që po zhvillohet momentalisht.

Youssef En Nesyri shënoi nga cepi i zonës për ta çuar në 2:0 epërsinë e Marokut në minutën e 23-të.

Ky rezultat nënkupton se Maroku është duke e fituar grupin me 7 pikë.

Kroacia është e dyta me 5 pikë, ndërsa Belgjika e treta me 4 pikë, dhe Kanadaja e fundit pa pikë.

Belgjika duhet ta mposhtë patjetër Kroacinë për të kaluar në mesin e 16 më të mirëve në Katar 2022.

Lajme të ngjashme