Marcus Rashford paralajmëron largimin: Jam gati për një sfidë të re - NACIONALE

Marcus Rashford paralajmëron largimin: Jam gati për një sfidë të re

1 vit më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi i Manchester Unitedit Marcus Rashford ka konfirmuar se është gati për një aventurë të re, duke lënë të hapur gjasat që të largohet në janar.

Anglezi s’u ftua fare në fitoren ndaj Cityt, kurse “Djajtë e Kuq” e kanë vendosur në shitje qysh në janar, për vetëm 40 milionë euro.

Në një intervistë së fundmi për “Henry Winter”, Rashford ka konfirmuar se është gati për aventurën e re.

“Për mua, personalisht jam gati për aventurën e re dhe hapat e radhës”.

“Kur të largohem nuk do të ketë keqkuptime. Nuk do të shihni asnjë koment negativ nga unë për Manchester Unitedin. Ky jam unë. Gjithnjë do të jem i kuq”.

“Kur të largohem nga Unitedi, do ta lëshojë një komunikatë e cila do të shkruhet 100 për qind nga unë dhe kjo do të jetë. Kjo është e sigurt”.

“Jam vetëm në mesin e karrierës. Nuk pres që kulmi i karrierës të jetë tani. Më e mira nuk ka ardhur? 100 për qind. Ky është mentaliteti im”.

Ndër të tjera, Rashford shtoi se është i dëshpëruar që nuk luajti në vikend ndaj Cityt.

“Është dëshpëruese të lihesh jashtë në derbi... por ndodhi. E fituam ndeshjen kështu që lë të vazhdojmë”.

“Është zhgënjyese, por jam gjithashtu dikush që jam rritur që mund t’i përballojë pengesat. Çfarë të bëj? Të qaj? Duhet të bëjë më të mirën që të jem në dispozicion”.

Ndërkohë, Juventusi e PSG-ja shihen si opsionet e mundshme për Rashfordin.

Lajme të ngjashme