Marcus Rashford mbetet te Man United, bëhet futbollisti më i paguar në klub - NACIONALE

Marcus Rashford mbetet te Man United, bëhet futbollisti më i paguar në klub

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi Marcus Rashford është pranë nënshkrimit të një kontrate të re te Manchester Unitedi.

25-vjeçari që nga viti i kaluar është në negociata me “Djajtë e Kuq” për rinovimin e kontratës, që skadon në verën e vitit 2024.

Sipas “90 min”, dy palët kanë arritur marrëveshje në të cilën anglezi do të bëhet lojtari më i paguar në “Old Trafford”.

Raporti shton se kanë mbetur vetëm disa detaje që të plotësohen në kontratë dhe Man United synon ta njoftojë rinovimin para se të nisin parapërgatitjet sezonale për edicionin e ardhshëm.

PSG është një admirues i madh i Rashfordit dhe gjithmonë kanë qenë “pro” një transferimi të tillë, por dëshira e lojtarit mbetet të qëndrojë te 20 herë kampioni i Anglisë.

Karriera e Rashford nisi të jetë në pikëpyetje pasi kaloi sezonin më të keq në edicionin 2021/22, duke shënuar vetëm pesë gola në 32 ndeshje në të gjitha garat, ku pastaj edhe humbi vendin te kombëtarja e Anglisë.

Mirëpo, nën urdhrat e Ten Hag, anglezi ishte i jashtëzakonshëm duke realizuar 30 gola në 56 ndeshje dhe ndihmuar ta fitojnë Carabao Cup, si dhe të përfundojnë në vendin e tretë në Premierligë.

Derisa e ardhmja e Rashford duket e kryer, Man United mund të përballet me një tjetër problem pasi portieri David de Gea është duke e konsideruar seriozisht largimin.

Lajme të ngjashme