Marcus Rashford dhe Lindelof ftohen për përballjen ndaj Copenhages
Sulmuesi Marcus Rashford dhe mbrojtësi Victor Lindelof janë ftuar për ndeshjen e Manchester Unitedit në Ligën e Kampionëve ndaj Copenhages.
Suedezi mungoi në fitoren 1:0 ndaj Fulhamit shkaku që ishte i sëmurë, derisa Rashford mungoi shkaku i një goditje në këmbë.
Mirëpo, të dy lojtarët janë stërvitur me grupin të martën në mëngjes dhe janë përfshirë në listën e 23 lojtarëve në ndeshjen ‘jetike’ të grupit A.
Aaron Wan-Bissaka gjithashtu mund ta bëjë paraqitjen e parë evropiane të sezonit pas lëndimit, derisa edhe 19-vjeçari Omari Forson ka udhëtuar me skuadrën në Danimarkë.
Casemiro vazhdon të mungojë shkaku i lëndimit duke iu bashkuar listës me Lisandro Martinez, Luke Shaw dhe Tyrell Malacia.
Man United duhet me patjetër t’i arkëtojë pikët e plota ndaj Copenhages pasi në rast të humbjes mund të thuhet se e kanë të vështirë kualifikimin si pozitë e dytë.
Lajmi i mirë për Man Unitedin është që Bayern Munich arriti ta mposhtë Galatasarayn në xhiron e kaluar, derisa shihet si favorit edhe këtë të martë.
Përndryshe, përballja nis në ora 21:00.