Marcelo shumë pranë kalimit te Leicester City, do të nënshkruajë për një vit - NACIONALE

Marcelo shumë pranë kalimit te Leicester City, do të nënshkruajë për një vit

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish kapiteni i Real Madridit, Marcelo është shumë pranë kalimit te skuadra angleze Leicester City.

Braziliani që përfundimisht u largua nga "Los Blancos" këtë verë, pritet t'i bashkohet "Dhelprave" në Premierligë.

Siç raporton gazetari i Fichajes, Marti Miras, Marcelo do të nënshkruajë kontratë për një vit, pra deri në vitin 2023.

Ndërkohë, marrëveshja ende plotësisht nuk është e përfunduar pasi që nuk i ka kryer ende testet mjekësore.

Gjatë kësaj vere, Marcelo u raportua se do të kalonte në France me Nice të interesuar, derisa kishte spekulime edhe që do të pensionohej.

Lajme të ngjashme