Marca “zbulon” formacionin e Spanjës: Joselu e drejton sulmin pranë Torres e Oyarzabal
Kombëtarja e Spanjës pritet të bëjë ndryshime drastike në formacionin zyrtar ndaj Shqipërisë, kështu së paku raporton “Marca”.
Sipas tyre, Luis de la Fuente pritet të hyjë me formacionin 4-3-3, ku në portë David Raya do ta zëvendësojë portierin Unai Simon.
Mbrojtja do të jetë e ndërtuar nga Navas, Vivian, Laporte si dhe Grimaldo, ky i fundit kaloi një edicion mahnitës te Bayer Leverkuseni.
Ndryshimet më të mëdha do të jenë në mesfushë dhe sulm, ku të gjithë lojtarët që ishin rezerva në ndeshjet e kaluara do të nisin nga fillimi.
Formacioni i mundshëm i Spanjës mund të duket kështu: Raya; Navas, Vivian, Laporte, Grimaldo; Merino, Zubimendi, Olmo; Torres, Joselu, Oyarzabal.

Spanja e ka siguruar avancimin tutje andaj është normale që pritet të luajë me ekipin e “dytë” kundër Shqipërisë.
Shqipëria ndërkohë me një fitore befasuese do të avanconte në 1/8 e finales, ku pastaj më shumë gjasë do të takohet me Portugalinë.