Marca: Kylian Mbappe kërkon 240 milionë euro për t’u larguar nga PSG-ja - NACIONALE

Marca: Kylian Mbappe kërkon 240 milionë euro për t’u larguar nga PSG-ja

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi Kylian Mbappe do të largohej nga Paris Saint-Germain vetëm nëse i merr 240 milionë euro, kështu raporton gazeta e njohur spanjolle “Marca”.

Për të tretin vit radhazi, francezi është në qendër të vëmendjes pasi njoftoi PSG-në se do të qëndrojë edhe një vit por nuk planifikon ta aktivizojë rinovimin e kontratës pas 2024.

Real Madrid vazhdon të jetë destinacioni i mundshëm, mirëpo te klubi madrilen mendojnë se francezi është një futbollist i “burgosur i parave”.

Kartoni i shtrenjtë i Kylian Mbappes

Marca raporton se sulmuesi kërkon plot 240 milionë euro për t’u larguar këtë verë nga “Parku i Princave”.

Te Real Madridi momentalisht nuk mendojnë se ndonjë marrëveshje të jetë e mundur, por do të provonin të nënshkruanin me të pas 1 janar 2024, kur të jetë i lirë për të negociuar.

Raporti i mediumit të besueshëm spanjoll shton se Mbappe nuk do të transferohet në “Santiago Bernabeu” këtë verë.

Real Madrid nuk ka shqyrtuar ndonjë mundësi tjetër përpos Mbappes dhe po mendojnë ta zhvillojnë edicionin 2023/24 vetëm me Vinicius Junior, Rodrygo dhe Joselu.

Lajme të ngjashme