Marash Kumbulla protagonist, Roma mposht Real Sociedadin - NACIONALE

Marash Kumbulla protagonist, Roma mposht Real Sociedadin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Roma ka shënuar fitore komode si nikoqir i Real Sociedadit, sfidë e vlefshme për raundin e 16-të më të mirëve në Ligën e Evropës.

Skuadra e Jose Mourinhos ishte më e mirë se Sociedad duke fituar me rezultat 2:0.

Pas vetëm 13 minutave lojë, sulmuesi anglez Tammy Abraham gjeti të lirë Stephan El Shaarawy, i cili shënoi nga afërsia për t'i dhënë epërsinë vendasve - VIDEO.

Pas kësaj, Sociedad rrezikoi me anë të Takefusa Kubo që dribloi mbrojtësit por nuk e finalizoi.

Një rast të artë e kishte edhe Paulo Dybala, mirëpo goditje e argjentinasit përfundoi mbi portë.

Pjesa e dytë ishte më e qetë, me Mourinhon që i dha minutazhë edhe mbrojtësit Marash Kumbulla, i cili zëvendësoi Diego Llorenten. Këtë besim të "Special One", shqiptari e shpërbleu më së miri duke shënuar golin e fitores.

Dy minuta pa përfunduar koha e rregullt, Kumbulla realizoi gol të bukur me kokë për të vulosur fitoren e Romës (88') - VIDEO.

Kështu, Roma merr një fitore të madhe dhe i afrohet çerekfinales të cilën synon ta sigurojë një javë më vonë.

Lajme të ngjashme