Manuel Neuer rikthehet në stërvitje te Bayern Munich - NACIONALE

Manuel Neuer rikthehet në stërvitje te Bayern Munich

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Portieri Manuel Neuer është rikthyer në stërvitje te Bayern Munich pas disa muajve jashtë fushës.

37-vjeçai ishte në pushime në Gjermani ku theu këmbën gjatë skijim dhe pastaj u detyrua të operohet, si pasojë e humbi edhe sezonin.

Mirëpo pas tërë këtyre muajve, Bayern Munich ka njoftuar se Neuer është rikthyer në stërvitje.

Manuel Neuer është rikthyer me skuadrën e Bayernt në fushë”.

Në stërvitjen e të hënës me lojtarët që nuk kanë nisur ndaj Augsburgut, kapiteni 37-vjeçar zhvilloi stërvitjen e parë për herë të parë që kur theu këmbën e djathtë”.

Neuer ka qenë i lënduar që nga dhjetori i vitit 2022, por tani ka bërë hapin e radhës për t’u rikthyer”, shkruhet në komunikatë

Menjëherë pas lëndimit të gjermanit, Bayern e zëvendësoi me Jan Sommer i cili i është bashkuar Interit së fundmi.

Ndërkohë, Neuer pritet ta rifitojë vendin në 11-shen bazë sapo t’i zhvillojë edhe disa stërvitje në ditët në vijim.

Gjermani që shumë vite është titullar i padiskutueshëm te “bavarezzët”, ku me paraqitje të vazhdueshme ka dëshmuar pse është një ndër portierët më të mirë në histori.

Lajme të ngjashme