Manuel Neuer pranë rinovimit me Bayern Munichun - NACIONALE

Manuel Neuer pranë rinovimit me Bayern Munichun

1 vit më parë

nga NACIONALE

Bayern Munich është afër t’ia vazhdojë kontratën portierit Manuel Neuer edhe për një vit, që do të jetë sezoni i 15-të në klub.

Gjermani që vlerësohet si një ndër më të mirët në histori ka kaluar një vit jo të mirë shkaku i lëndimeve të vazhdueshme, por pritet të rikthehet së shpejti.

Gazetari Fabrizio Romano raporton se Bayern po përgatitet për të proceduar me hapat zyrtar, që nënkupton se Neuer të jetë në “Allianz Arena” deri në fundin e sezonit 2025/26.

Fituesi i Kupës së Botës 2014 do të jetë 40 në atë vit, por vazhdon të jetë portieri kryesor i Bayernit.

Aktualisht, gjermani është lojtari i tetë me më së shumti paraqitje në historinë e Bundesligas (540) dhe mbetet të shihet nëse do të arrijë të hyjë së paku në top pesë, vend që e ka zënë Franz Becenbaur (582 paraqitje).

Lajme të ngjashme