“Mane është shitur sa kushton një gotë çaji në Premierligë”, thotë ish-ylli i Arsenalit
Kalimi i Sadio Mane te Bayern akoma është temë diskutimi në Angli, aq më shumë pas një fillimi tejet të dobët që ka bërë Liverpooli në këtë sezon. Në lidhje me këtë çështje është shprehur edhe Paul Merson, ish-legjendë e Arsenalit.
Problemet te Liverpool janë të shumëllojshme në këtë edicion të ri futbollistik. Humbje të njëpasnjëshme, me raste edhe turpëruese, të cilat tashmë kanë filluar ta shterojnë edhe durimin e tifozëve të vet.
Dikush tërë këtë rënie të formës së ekipit e ndërlidh me largimin e Sadio Manes. Ngjashëm mendon edhe Paul Merson, ish-futbollisti i suksesshëm i Arsenalit.

Ai ka kritikuar klubin e Liverpoolit për mënyrën se si është shitur kartoni i sulmuesit 30-vjeç senegalez, duke e vlerësuar si çmim qesharak.
Shitja e Sadio Manes “sa një gotë çaji”
Për vite me radhë çmimet e futbollistëve në Premierligë kanë shënuar rritje stratosferike. Ka kohë që klubet angleze hasin në vështirësë të blejnë qoftë edhe lojtarë premtues për shifra si 25-35 milionë euro.
Pompoziteti i çmimit të kartonëve të lojtarëve ka bërë që të mësohemi me shitje e blerje marramendëse. Njësoj nuk ndodhi edhe me Sadio Manen, i cili nga Liverpooli u largua për 35 milionë euro. Për Paul Merson kjo shifër është qesharake.
“Nuk jam një njeri i statistikave, por për mua Sadio Mane ka qenë një futbollist i madh i Liverpoolit dhe është shitur për 32 milionë euro. Në industrinë e Premierligës ato para janë të barabarta me një gotë çaji. Nuk do të kishte qenë më mirë që të mbahej në ekip dhe të lejohej më pastaj të largohej si lojtar i lirë?” – deklaroi ai.
Edhe pse Diaz është prej lojtarëve më të lavdëruar te Liverpooli në krahasim me sulmuesit tjerë që po kanë vështirësi enorme në gjetjen e formës së dikurshme, siç bie fjala Mo Salah, Diogo Jota apo Darwin Nunez që nuk po gjen shqetësim – sërish Sadio Mane gjykohet të ketë lënë një boshllëk vështirë të kompensueshëm.
Sadio Mane me fanellën e Liverpoolit sa ka luajtur për gjashtë sezone ka shënuar 90 gola në 196 paraqitje në tërësi.
Shumëherë atij i janë i thur merita edhe për angazhimin e madh që ka dëshmuar në fushë. Pra, rëndësia e tij nuk është bazuar vetëm në krijimin e rasteve për shënim apo vetë në shënim të golave.
Për Liverpoolin për vite të tëra ka qenë njëra prej lokomotivave kryesore të ekipit, duke ndihmuar që t’i fitojë të gjitha trofetë e mundshëm.
Tani me Bayernin në Bundesligë ka shënuar 4 gola në 8 paraqitje në Bundesligë, ndërsa në Ligën e Kampionëve akoma nuk ka arritur të realizojë ndonjë gol.

Kujtojmë se Bayern ndeshjen e radhës në Ligën e Kampionëve do ta luajë sonte, me fillim në ora 18:45, kundër Plzen në “Allianz Arena”. Sadio Mane do të luajë si titullar në këtë ndeshje.
