Mancini: Projekti i Italisë së re tashmë ka filluar
Trajneri i Kombëtares së Italisë, Roberto Mancini, ka shpjeguar mungesën e të rinjve në skuadrën e tij aktuale dhe foli edhe për ndeshjen e ardhshme në kuadër të Ligës së Kombeve, ku kampionët e Evropës do të përballen me Holandën.
Të kaltrit pësuan një humbje zhgënjyese 2:1 ndaj Spanjës në ndeshjen e tyre gjysmëfinale të Ligës së Kombeve, tani me ndeshjen e mbetur për t’u zhvilluar për vendin e tretë.
Shumë tifozë të Italisë tani presin që të rinjtë të përdoren më shumë në prag të Euro 2024, gati për të filluar një brez të ri, por skuadra që humbi ndaj Spanjës nuk frymëzoi mbështetësit.

Duke folur në një konferencë për shtyp, Mancini fillimisht bëri shaka për emërimin e Rudi Garcias nga Napoli dhe humbjen e Italisë nga Spanja.
“Për fat Napoli mori trajnerin, përndryshe…. Më vinte keq për humbjen, mund të kishim fituar dhe të shkonim në finale. Çdo gjë tjetër nuk ka rëndësi.”
Trajneri i Italisë u pyet nëse ishte planifikuar ndonjë gjë e re për kombëtaren.
“Kjo fazë kualifikuese e Ligës së Kombeve është luajtur me lojtarë të rinj, të cilët ndoshta as nuk i keni njohur. Projekti tashmë ka filluar. Ishte Botërori U-20, U-21… Kishim Bastonin i cili u sëmur një ditë para fillimit, kishim disa probleme”.
Mancini ka diskutuar edhe për ndeshjen kundër Holandës për Sky Sports Italia.
“Rruga e re tashmë ka filluar sepse nuk është e lehtë të shkosh në fazën finale të Ligës së Kombeve me një grup lojtarësh të rinj. Më pas ishin garat U-20 dhe U21 dhe na u desh të linim disa të rinj në ekipin e gjeneratave të reja. Ne patëm një ecuri të shkëlqyer dhe më pas ishte Kupa e Botës, e cila ishte e vetmja gjë negative. Arritëm për herë të dytë në fazën finale të Ligës së Kombeve, ku luajnë skuadrat më të mira. Unë jam trajner i ekipit kombëtar dhe jam i lumtur sido që të jetë. Atëherë është e qartë se më vjen keq që kam humbur ndeshjen.”
#NationsLeaguefinal | Roberto #Mancini presenta la gara contro l’#Olanda in conferenza stampa 👇https://t.co/89lIf0zLHs
— Gianluca Di Marzio (@DiMarzio) June 17, 2023