Mancini: Largimi nga Italia ishte gabim - NACIONALE

Mancini: Largimi nga Italia ishte gabim

1 vit më parë

nga NACIONALE

Përzgjedhësi Roberto Mancini thotë se vendimi për të dhënë dorëheqje nga Italia ishte gabim dhe që nuk do ta bënte prapë.

Tekniku italian dha një intervistë të gjatë për “Il Giornale”, ku foli për karrierën e tij, hapat si trajner dhe kohën në Serie A si dhe “Azzurët”.

Mancini e ka pranuar se është penduar me largimin nga Italia dhe që mori drejtimin e Arabisë Saudite.

“Të largohesha nga kombëtarja e Italisë ishte gabim dhe nuk do ta bëja prapë”.

Nuk e mohoj, për një trajner të marrësh këtë ofertë, edhe nëse është më e ulët se ajo që u raportua në media, të vendos në një pozitë tjetër. Por, nuk ishte vendimtare. Kishte rëndësi, por nuk ishte arsyeja e vetme që u largova nga Italia”.

“Koha te Italia? Kishte vështirësi në fillim pastaj një seri fitoreve dhe rekordeve për të cilat jam krenar”.

“Ta riktheja Italinë në kreun e Evropës pas 50 viteve ishte ndjenjë e papërshkrueshme”.

“Moskualifikimi në Botëror? Një plagë që ende djeg”, nënvizoi italiani.

Mancini pastaj dha dorëheqje nga pozita e përzgjedhësit të Arabisë Saudite në tetorin e vitit 2024.

Lajme të ngjashme