Manchester Unitedi triumfon me përmbysje ndaj Bodo/Glimt
Ruben Amorim ka shënuar fitoren e parë si trajner i Manchester Unitedit, duke triumfuar me përmbysje të rezultatit ndaj Bodo/Glimt, duke vazhduar në gjashtë numrin e ndeshjeve pa humbje në shtëpi, në të gjitha garat.
Amorim e pa ekipin e tij të kalonte në epërsi në 42 sekondat e parë me golin e Garnachos, ku rol të madh pati sulmusi danez, Rasmus Hojlund.
Megjithatë, Manchester Unitedi pësoi dy gola të shpejtë. Hako Evjen barazoi shifrat në minutën e 19-të, ndërsa Zinckernagel e kaloi Bodo/Glimt në epërsi për herë të parë në takim katër minuta më vonë.
Hojlund në minutën e fundit të pjesës së parë shënoi dhe skuadrat shkuan në pushim me rezultat të barabartë 2:2.
OH MY GOD WHAT A GOAL BY RASMUS HOJLUND. What a set up by Noussair Mazraoui who never gave up on it & puts in a great ball. FEED HIM & HE WILL SCORE. pic.twitter.com/wS1myRI1z4
— Adam (@AdamJoseph____) November 28, 2024
Djajtë e Kuq e dominuan pjesën e dytë, ndonëse nuk patën shumë gjuajtje në portë.
Sulmuesi danez, Rasmus Hojlund, në minutën e 50-të e gjeti golin e tij të dytë personal, duke përmbysur rezultatin në 3:2.
RASMUS HOJLUND AGAIN!!! ARE YOU MAD!!!!
— AB⚕ (@AbsoluteBruno) November 28, 2024
pic.twitter.com/JRDsKtLWGw
Deri në përfundim nuk pati ndryshim në rezultat, me Manchester Unitedin që i gëzohet fitores së parë në epokën e Ruben Amorim.
Manchester Unitedi tani zë vendin e 12-të me nëntë pikë pas pesë ndeshjeve, ndërsa Bodo/Glimt pesë vende më poshtë me shtatë pikë.