Manchester Unitedi po e monitoron yllin e Milanit - NACIONALE

Manchester Unitedi po e monitoron yllin e Milanit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Manchester Unitedi do të jetë në kërkim të një mbrojtësi të majtë në ditët në vazhdim, pasi kërkojnë të sjellin lojtarë që janë të përshtatshëm për sistemin e lojës së Ruben Amorim, që preferon të luajë 3-4-3.

Siç raportohet nga gazetari i Sky Sports Gjermani, Florian Plettenberg, transferimi i një mbrojtësi të majtë është prioriteti më i madh i trajnerit portugez në afat të shkurtër, me opsionet e tij aktuale në këtë repart shumë të kufizuara. Plettenberg ka kuptuar se Djajtë e Kuq kanë dy objektiva të mëdhenj.

Prioriteti është Alphonso Davies i Bayern Munich (24), kontrata e të cilit me skuadrën e Bundesligës do të skadojë në fund të sezonit, megjithatë, Plettenberg merr veshë se kjo marrëveshje mund të jetë e vështirë për t'u arritur, edhe përkundër situatës së kontratës së reprezentuesit kanadez. Real Madridi është lidhur fort me një lëvizje për mbrojtësin dhe janë favoritët kryesorë.

Theo Hernández (27) është emri tjetër në listën e Manchester United, sipas Plettenberg. Reprezentuesi francez ishte shumë i lakmuar verën e kaluar dhe AC Milan mund të duhet të shmangë sërish interesin në muajt e ardhshëm. Kontrata e Hernández me skuadrën e Serisë A skadon në vitin 2026.

Ylli francez është një lojtarët më në formë ndër vite te Milani dhe një nga më të mirët në botë në atë pozicion.

Lajme të ngjashme