Manchester Unitedi me çmim të lartë për kapitenin Maguire, Ten Hag e dëshiron shitjen e tij
Manchester Unitedi i ka vendosur një çmim të lartë kapitenit Harry Maguire, duke e vlerësuar afër 60 milionë euro, pasi trajneri Erik ten Hag e dëshiron shitjen e anglezit me çdo kusht.
Manchester Evening News raporton se Unitedi i ka vendosur një çmim prej 60 milionë eurosh për Maguiren, por ka të ngjarë të jetë diçka penguese për shumicën e të interesuarve për anglezin. Maguire bëri vetëm tetë fillime nga minuta e parë në Premierligë sezonin e kaluar dhe ka qenë i lidhur me Aston Villan dhe Newcastle Unitedin.
Ndërsa mbrojtësi do të humbasë shiritin e kapitenit te Unitedi, mbetet për t'u parë nëse djajtë e kuq do të jenë në gjendje të arrijnë një marrëveshje për Maguiren këtë verë. Megjithatë, në raportimin e MEN thuhet se klubi nuk po përpiqet në mënyrë aktive ta shesë atë, sepse ata do të duhet të blejnë një zëvendësues nëse ai do të largohet, ani pse ai nuk është në dëshirat e trajnerit holandez.

Maguire mund ta dëshirojë vetë lëvizjen, sidomos, pasi trajneri i Tre Luanëve, Gareth Southgate e ka paralajmëruar qendërmbrojtësin se ai duhet të fillojë të luajë rregullisht nëse do të vazhdojë të konsiderohet për një pozicion titullar për vendin e tij. Me Euro 2024 në afërsi, ish-mbrojtësi i Leicesterit do të shpresojë të luajë rregullisht në sezonin 2023-24, qoftë në Old Trafford apo diku tjetër.

