Manchester United triumfon ndaj Burnley, kualifikohet në çerekfinale të Carabao Cup - NACIONALE

Manchester United triumfon ndaj Burnley, kualifikohet në çerekfinale të Carabao Cup

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Manchester United ka shënuar fitore komode ndaj Burnley duke siguruar kualifikimin për çerekfinalen e "Carabao Cup".

"Djajtë e Kuq" zhvilluan lojë të bukur ndaj Burnley, duke triumfuar me rezultat 2:0.

Nga një aksion shumë i bukur, Bruno Fernandes gjeti për mrekulli Aaron Wan-Bissaka, i cili i ktheu topin mesfushorit Christian Eriksen që nuk e kishte problem të shënonte nga afërsia (27').

Man United vazhdoi me dominimin e plot duke rrezikuar gjatë tërë kohës, por me Burnley që po mbrohej për mrekulli.

Zhvillohej minuta e 57-të e ndeshjes, kur Marcus Rashford nisi një aksion solo duke mposhtur mbrojtjen mysafire dhe në fund e dërgoi brenda zonës (57').

Tutje, pavarësisht që dy skuadrat kishin disa raste shënimi asnjëra prej tyre nuk i finalizuan.

Vlen të ceket se trajneri Vincente Kompany në këtë ndeshje e la në stol portierin Arijanet Muric. Kosovari vazhdon të jetë i padiskutueshëm në formacionin bazë, por shkaku që është ndeshje e kupës tekniku belg e la në stol që të pushonte për ndeshjet e Championshipit pasi skuadra angleze synon rikthimin në Premierligë.

Kështu, Man United e nis për mrekulli ndeshjen e parë pas pushimit të Kupës së Botës, derisa kundërshtarin e çerekfinales do ta mësojë pas hedhjes së shortit.

Në anën tjetër, Man United do të rikthehet në Premierligë pas gjashtë ditëve ku do ta pres Nottingham Forestin në "Old Trafford", para se të udhëtojë te Wolves katër ditë më vonë.

Lajme të ngjashme