Manchester United tallet me Guardiolën për Julia Robertsin - NACIONALE

Manchester United tallet me Guardiolën për Julia Robertsin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Manchester Unitedi është tallur me trajnerin e rivalit të qytetit Manchester City, Pep Guardiolën, pas ankesave të tij për vizitën që aktorja e tij e parapëlqyer, Julia Roberts, e kishte vizituar klubin e tij rival.

Në një prej ngjarjeve më të çuditshme pas ndeshjes në Ligën e Kampionëve në kohët e fundit ishin ankesat e Pep Guardiolës se pse idhulli i tij Julia Roberts nuk e vizitoi Manchester Cityn në 2016 por rivalin e tyre Manchester United.

Ky i fundit deshi që t’ia rikujtojë edhe një herë ngjarjen “pikëlluese” Guardiolës përmes një reagimi në Twitter.

Julia Roberts vite më parë erdhi në Manchester - jo në vitet ’90 kur Sir Alex Ferguson po fitonte tituj. Ajo erdhi në periudhën kur ne ishim më mirë se United, në këto katër ose pesë vite, apo jo?” tha Guardiola.

Pas fitores shkatërruese 7:0 të ekipit të tij kundër RB Leipzig në Ligën e Kampionëve, Guardiola shfrytëzoi konferencën për shtyp për të shprehur zemërimin pse nuk e ka fituar ende Ligën e Kampionëve me Manchester Cityn. Në këtë rrugë ai e rikujtoi kohën kur Julia Roberts vizioi Manchester United dhe jo Cityn./Orselina Lazraj/

Lajme të ngjashme