Manchester United po planifikon ta mbajë Ten Hagun edhe për sezonin e ardhshëm - NACIONALE

Manchester United po planifikon ta mbajë Ten Hagun edhe për sezonin e ardhshëm

4 javë më parë

nga NACIONALE

Miliaderi Sir Jim Ratcliffe dhe grupi INEOS që janë në krye të Manchester Unitedit tani, po shqyrtojnë mundësinë që ta mbajnë në rolin e trajnerit për të paktën edhe një sezon Erik ten Hagun, ndonëse ka zhgënjyer në këtë sezon.

Sipas iNews, bashkëpronari i ri i Manchester United dhe drejtori i sporteve në INEOS, Sir Dave Brailsford, po mendojnë ta mbajnë Ten Hag si trajner të klubit përtej sezonit aktual, pasi ai i udhëhoqi ata drejt një fitoreje të rëndësishme ndaj rivalëve Liverpool në çerekfinale të FA Kupës.

Dan Ashworth

Situata, megjithatë, mund të ndryshojë nëse Dan Ashworth i bashkohet klubit nga Newcastle United sezonin e ardhshëm si drejtor i tyre sportiv. Ashworth dhe CEO i sapoemëruar Omar Berrada - i cili u bashkua nga Manchester City - ka të ngjarë të marrin vendimet në lidhje me ekipin e futbollit.

Duke cituar një burim, iNews shkroi: "Marrja e vendimeve të mëdha pa u konsultuar me ekspertët nuk është ajo që bën Sir Dave. Nëse ka ndonjë gjë, ai do të kërkojë mendimet e shumë njerëzve. Delegimi te njerëzit e duhur është ajo që e karakterizon. Ai është plotësisht i vetëdijshëm se Ashworth dhe Berrada e dinë më mirë se nëse Ten Hag është i duhuri për Manchester United, apo jo. Transformimi i mënyrës se si merren vendimet kryesore është me të vërtetë ajo për të cilën ai është në atë pozitë."

Antony Amad Diallo Manchester United 2023-24

Trajneri holandez duhet ta vazhdojë punën e tij pasi ai do të synojë t'i udhëheqë Djajtë e Kuq drejt top katërshes këtë sezon për t'u kualifikuar në Ligën e Kampionëve. Nëse ai dështon ta bëjë këtë, zyrtarët mund të konsiderojnë largimin e tij nga posti i tij. Tani për tani, Ten Hag do të mbetet i përqendruar në detyrat e tij në Old Trafford, me Unitedin që do të jetë në veprim të shtunën në një ndeshje vendimtare në Premierligë kundër Brentford.

Lajme të ngjashme