Manchester United nis sërish negociatat me Adrien Rabiotin - NACIONALE

Manchester United nis sërish negociatat me Adrien Rabiotin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Manchester United ka hapur sërish bisedimet me mesfushorin e Juventusit, Adrien Rabiot.

Kontrata e francezit skadon në verë dhe “Djajtë e Kuq” janë admirues të lojtarit që nga vera e kaluar.

20-herë kampioni i Anglisë kishte arritur një marrëveshje me Juventusin për ta huazuar Rabiot, por pastaj agjenti i lojtarit pra nëna e tij nuk gjeti ‘gjuhën e përbashkët’ me klubin anglez.

Siç raporton gazetari italian Nicolo Schira, Man United ka nisur sërish diskutimet me nënën e lojtarit për ta diskutuar një marrëveshje të mundshme.

Ky edicion për Rabiot ka rezultuar të jetë tejet i suksesshëm duke shënuar 11 herë për “Zonjën e Vjetër” dhe qenë titullar te Max Allegri.

Sidoqoftë, ai pritet të mos e rinovojë kontratën pasi Juventusi me shumë gjasë do të mbetet jashtë Ligës së Kampionëve shkaku që Prokuroria Italiane e ndëshkoi me -12 pikë.

Forma e Rabiot ka fituar vëmendjen edhe të Bayern Munichut, me Tuchel që e pëlqen futbollistin por ende s’kanë bërë asnjë lëvizje konkrete.

Rabiot thuhet se ka refuzuar të diskutojë një marrëveshje të re me Juventusin pasi dëshiron të provojë një aventurë të re në ndonjë kampionat tjetër.

Lajme të ngjashme