Manchester United i "hakmerret" Aston Villas, kualifikohet tutje në Carabao Cup
Manchester United ka siguruar kualifikimin në rrethin tjetër kualifikues të Carabao Cup, duke mposhtur me rezultat të ngushtë Aston Villan.
"Djajtë e Kuq" fituan me rezultat 4:2, ku sfida ishte tejet interesante me dy skuadrat që kërkonin golin nga fillimi.
Man United kaloi në epërsi pas vetëm 18 minutave lojë përmes mesfushorit Bruno Fernandes, por goli pastaj u anulua për pozitë jashtë loje.
Ishte Ollie Watkins që me një parabolë të bukur i dha epërsinë Aston Villas në fillimin e pjesës së dytë (48').
Por, vetëm disa sekonda më vonë, Man United krijoi një aksion mahnitës, me Fernandes që asistoi për Anthony Martial, i cili e kishte të lehtë të shënonte nga afërsia për të barazuar rezultatin (49').
Ishte prapë Aston Villa që kaloi në epërsi, këtë herë përmes një autogol të Diogo Dalot, i cili në përpjekje për ta larguar topin aksidentalisht e dërgoi në rrjetën e vetë (61').
Sidoqoftë, Man United nuk u dorëzua dhe arriti të barazojë rezultatin vetëm gjashtë minuta më vonë përmes Marcus Rashford, që u gjend në vendin e duhur duke përfituar nga një top i kthyer (67').
Ndërsa, 20 herë kampioni i Anglisë, kaloi për herë në ndeshje në epërsi përmes një autogoli të Tyrone Mings, i cili devijoi gjuajtjen e Fernandes (79').
Fitoren bindëse të Manchester Unitedit krejt në fund e vulosi mesfushori Scott McTominay, duke realizuar nga afërsia pas një asistimi të Alejandro Garnachos.
Kështu, Man United i hakmerret Aston Villas për humbjen e pësuar në vikendin e kaluar, kurse kundërshtarin e radhës në Carabao Cup do ta mësojë pas hedhjes së shortit.
Kujtojmë, ndeshja e radhës për "Djajtë e Kuq" në këtë kompeticion do të jetë vetëm dy ditë pasi të përfundojë Kampionati Botëror.