Manchester United fiton derbin e rivalëve të urryer ndaj Liverpoolit - NACIONALE

Manchester United fiton derbin e rivalëve të urryer ndaj Liverpoolit

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Manchester United ka marrë fitore shumë të rëndësishme në shtëpi ndaj rivalit të urryer, Liverpool, në kuadër të xhiros së tretë në Premierligë.

"Djajtë e Kuq" pas dy humbjeve radhazi arritën të këndellen, duke fituar me rezultat të ngushtë 2:1.

Derbi anglez ishte tejet interesant, me dy skuadrat që zhvilluan lojë mjaftë ofensive në kërkim të golit nga fillimi.

Anthony Elanga kishte rastin më të mirë në fillim duke u gjendur përballë portierit Alisson, por që goditi shtyllën.

Sidoqoftë, në aksionin e radhës, pas një super aksioni, Elanga për mrekulli gjeti Jadon Sanchon që fillimisht dribloi James Milnerin, e pastaj realizoi nga afërsia (16').

Tutje, Man United vazhdonte me sulmet e shpeshta me Marcus Rashford që kishte një mundësi të mirë, por dështoi nga afërsia.

Bruno Fernandes ishte pranë të shënonte një autogol, por që fatmirësisht për vendasit Lisandro Martinez ishte në vendin e duhur duke ia mohuar autogolin.

Kështu, duke mos pasur më gola, pjesa e parë përfundoi me rezultat minimal 1:0.

Edhe në pjesën e dytë, Man United arriti ta dyfishojë rezultatin përmes Marcus Rashford i cili pranoi një asistim të shkëlqyer nga Anthony Martial dhe lehtësisht shënoi në përballjen ndaj brazilianit (53').

Pas këtyre dy golave, skuadra e Jurgen Klopp nisi të sulmojë vazhdimisht, por që paraqitja e Martinez dhe Raphael Varane ishte thjeshtë mahnitëse derisa dhe David de Gea bëri disa super pritje.

E tëra që "Reds" mund të bënin ishte goli i nderit i realizuar nga ylli i tyre, Mohamed Salah nëntë minuta pa përfunduar koha e rregullt.

De Gea bëri një super pritje të gjuajtjes vollej të Fabio Carvalho, por që nga topi i kthyer përfitoi egjiptiani që realizoi me kokë (81').

Ylli i Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo u inkaudrua në fushë vonë, në minutën e 86-të që veçse shton spekulimet mbi të ardhmen.

Kështu, Man United merr fitoren e parë pas tre humbjeve radhazi nga Liverpool në ndeshje zyrtare, derisa bën përparim të madh edhe në renditjen tabelore, ku nga pozita e fundit ngritët në pozitën e 14-të në tabelë.

Kurse, Liverpool vazhdon me rezultatet negative ku nuk di për fitore këtë edicion dhe tani renditët në pozitën e 16-të në tabelë me vetëm tre pikë të mbledhura.

Lajme të ngjashme