Manchester United ‘ëndërron’ për Zinedine Zidanen
Me aksionarin e ri Sir Jim Ratcliffe, Manchester United do të bëjë çmos për t’u kthyer në nivelin që ishte para shumë viteve dhe për ta bërë një gjë të tillë e duan Zinedine Zidanen në vend të Erik ten Hagut.
Që nga java e kaluar, Sir Jim Ratcliffe është zyrtarisht aksionar te “Djajtë e Kuq” me 27.7 për qind në aksione. Ai ka në “dorë” punën që do të bëhet në afatin kalimtar veror si dhe rinovimin e stadiumit dhe qendrës stërvitore.
Man United pritet të jetë mjaftë aktive në verë, pasi plot 11 lojtarë pritet të shiten, shumica e tyre edhe luajnë në formacionin bazë, e së fundmi po spekulohet se në listën e largimeve është edhe Ten Hagu.
Sipas “FootMercato”, Manchester United e vlerëson Zinedine Zidanen si pasuesi adekuat i teknikut holandez, me 51-vjeçarin që mbetet agjent i lirë që kur u largua nga Real Madridi.
Zidane e ka dëshmuar vetën si trajner te skuadra madrilene, duke hyrë në histori si i vetmi që e fiton tre herë radhazi Ligën e Kampionëve.
Jim Ratcliffe e vlerësojnë lartë ish fituesin e Kupës së Botës shkaku i taktikave dhe mënyrës si kërkon nga lojtarët që t’i qasën secilës ndeshje.
Megjithatë, ende nuk dihet nëse Zidane do ta pranojë këtë ofertë pasi në të kaluarën ka refuzuar gjigantin anglez.