Manchester United e konfirmon lëndimin serioz të Rashfordit, ja sa pritet të mungojë
Marcus Rashford do t’u mungojë Manchester Unitedit për ndeshjen e së enjtes kundër Sevillës në çerekfinale të Ligës së Evropës, për shkak të një lëndimi muskulor, por pritet të kthehet më vonë gjatë sezonit, konfirmoi klubi të mërkurën.
Rashford u zëvendësua në minutën e 80-të në fitoren e Unitedit 2:0 kundër Evertonit në Premierligë të shtunën dhe u largua menjëherë drejt zhveshtores për t’u mjekuar.
Unitedi konfirmoi të mërkurën se ai do të mungojë për disa ndeshje, por nuk tregoi sa saktësisht.
“Rashford do të mungojë për disa ndeshjes, por pritet të kthehet për pjesën e mbetur të sezonit”, tha Unitedi në një njoftim për media.
Rashfordi ka qenë pjesë shumë e rëndësishme e ringjalljes së djajve të kuq këtë sezon nën udhëheqjen e trajnerit Erik ten Hag, duke i shënuar 28 gola në të gjitha garat.

Ai shënoi edhe në finale të Carabao Cup, duke i ndihmuar klubit ta fitojë trofeun e parë të sezonit.
Unitedi do të përballet me Nottingahm Forestin të dielën në Premierligë dhe Rashfordi do të mungojë edhe në atë ndeshje.
Unitedi është në garë për një vend në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm dhe mungesa e Rashfordit mund të luajë rol në shpresat e saj për top katërshe.
Tani për tani, skuadra e Ten Hag është në vendin e katërt me 56 pikë, aq sa ka Newcastle në vendin e tretë dhe tri më pak se Tottenhami në vendin e pestë.