Manchester Evening News: De Jong i thotë Ten Hagut se dëshiron kalimin në "Old Trafford" - NACIONALE

Manchester Evening News: De Jong i thotë Ten Hagut se dëshiron kalimin në "Old Trafford"

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Manchester United ka marrë një lajm të mirë për të nënshkruar me mesfushorin holandez Frenkie de Jong nga Barcelona vitin e ardhshëm.

Raportohet se De Jong ka biseduar me trajnerin e "Djajve të Kuq", Erik ten Hag dhe thuhet se është i lumtur që t'i bashkohet në "Old Trafford".

De Jong është një ndër mesfushorët që kërkohet nga Man United pranë Jude Bellingham dhe klubi anglez është i hapur të bëjë një investim të madh për të nënshkruar se paku me njërin prej tyre.

Verën e kaluar De Jong ishte prioritet për mesfushën e Ten Hag, por që në fund holandezi vendosi për qëndrimin te Barcelona.

Sipas Manchester Evening News, De Jong ka pasur një bisedë private me Ten Hag, në të cilën ai theksoi se është i hapur për një kalim në "Old Trafford".

Kjo padyshim do të jetë një motivim për Man United pasi De Jong në të kaluarën ka pasur vetëm një qëndrim - të mos largohet nga Barcelona, ku dëshiron ta mbyll karrierën.

Ten Hag dhe De Jong kanë një lidhje të shkëlqyeshme dhe kanë punuar për një kohë te Ajax, ku shijoi një sukses të madh duke arritur në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve për edicionin 2018/19.

Tekniku holandez e sheh De Jongun si ideali për ta mbajtur topin në mesfushë prandaj edhe dëshiron ribashkimin.

Lajme të ngjashme