Manchester City triumfon bindshëm ndaj Young Boys dhe kualifikohet tutje - NACIONALE

Manchester City triumfon bindshëm ndaj Young Boys dhe kualifikohet tutje

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Manchester City është bërë skuadra e parë që ka siguruar kualifikimin në fazën e eliminimit direkt pas fitores ndaj Young Boys.

“Qytetarët” ishin bindshëm më të mirë se skuadra zvicerane duke i mposhtur me rezultat 3:0.

Erling Haaland kaloi Man Cityn në epërsi duke realizuar nga pika e bardhë pas një 11-metërshi të shkaktuar nga Sandro Lauper (23’).

City vazhdoi të dominonte në të gjitha aspektet me Phil Foden që realizoi një gol fantastik në përfundimin e pjesës së parë (45+1’).

Fitoren e kampionit të Evropës e vulosi vetë norvegjezi me një gol mahnitës nga distanca (51’).

Mesfushori i Kosovës Donat Rrudhani gjithashtu ishte pjesë e Young Boys, mirëpo u la në stol gjatë tërë kohës.

Man City tani ka 12 pikë në grupin G, që nënkupton se zyrtarisht ka avancuar në raundin e 16-të skuadrave më të mira.

Lajme të ngjashme