Manchester City nën hetime për shkelje të rënda, sipas gazetës gjermane - NACIONALE

Manchester City nën hetime për shkelje të rënda, sipas gazetës gjermane

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Manchester City është duke u hetuar nën dyshimet për shkelje të rënda të ligjit, si pagesa të jashtëligjshme për lojtarët e mitur, marrëveshje të fryra sponzoruese dhe pagesa të fshehta rroge për ish-trajnerët e vet, sipas gazetës gjermane Der Spiegel.

Premierliga është duke e hetuar klubin që tri vjet, sipas të përditshmes gjermane.

Por De Spiegel ka publikuar tani hollësi nga hetimi i vet i kryer në bashkëpunim me rrjetin e gazetarëve “European Investigative Collaborations”.

Premierliga dhe Manchester City nuk i janë përgjigjur kërkesës së BBC-së për koment rreth kësaj çështjeje.

Megjithatë, mësohet se City beson se hollësitë e fundit janë vazhdimësi e akuzave të kaluara në lidhje me rregulloret e Fair-Play financiar, për të cilat pretendon se për qëllim e kanë dëmtimin e klubit.

Sipas Der Spiegel, kampioni i Premierligës dyshohet se i kishte bindur lojtarët e mitur të nënshkruanin marrëveshje me Manchester Cityn përmes pagesave monetare, në kundërshtim me ligjin.

Sponsorët e klubit në Abu Dhabi dyshohet se ia kanë dhënë klubit vetëm një pjesë të pagesave të tyre ndaj klubit, ndërsa pjesa tjerët e tyre është mbuluar nga pronari i klubit Sheikh Mansour bin Zayed Al Nahyan, i cili është anëtar i familjes në pushtet në Abu Dhabi.

City po ashtu akuzohet se ia ka paguar një pjesë të madhe të kompensimit ish-trajnerit të vet, Roberto Mancini, përmes një kontrate të rremë për këshillim.

Në vitin 2020, Gjykata e Arbitrazhit Sportiv ia shfuqizoi Cityt pezullimin dyvjeçar nga garat evropiane për klube, pasi UEFA kishte gjetur se klubi anglez kishte bërë shkelje serioze të rregullave të Fair-Play financiar nga viti 2012 deri në vitin 2016.

KAS-i kishte thënë se nuk kishte dëshmi bindëse se City e kishte maskuar si sponzorizim financimin nga pronari i vet./Nacionale/

Lajme të ngjashme