Manchester City ndërmerr masa ligjore ndaj Premierligës - NACIONALE

Manchester City ndërmerr masa ligjore ndaj Premierligës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sipas burimeve të ESPN, kampioni i Premierligës Manchester City, ka filluar me masat ligjore ndaj elitës së futbollit në Angli.

City po sfidon rregullat e Transaksioneve me Palët e Asociuara të Premierligës (APT) duke pretenduar se ato janë të paligjshme. Një seancë private e arbitrazhit është planifikuar të fillojë javën e ardhshme.

City ka akuzuar Premierligën për "diskriminim ndaj pronarëve që vijnë nga Gjiri" dhe po padit gjithashtu për dëmshpërblim, sipas një raporti të botuar fillimisht nga The Times. City është në pronësi të Abu Dhabi United Group që nga viti 2008.

Rregullat ATP të Premierligës, të prezantuara fillimisht në 2021 pas blerjes së Newcastle United prej PIF të mbështetur nga Arabia Saudite, u shtrënguan në shkurt në një përpjekje për të rregulluar më tej klubet që nënshkruajnë marrëveshje sponsorizimi me kompani të lidhura me pronarët e tyre.

Të 20 klubet e Premierligës u informuan në një takim në shkurt se një klub kishte kërcënuar se do të fillonte veprime ligjore në përgjigje të rregullave.

Man City, i cili ka marrëveshje me Etihad Airways, argumenton se sponsorët duhet të kenë lirinë për të vendosur se sa duan të paguajnë në vend që të kenë një shifër të verifikuar në mënyrë të pavarur se ofron vlerë të drejtë në treg. City, i cili ka fituar katër titujt e fundit të Premierligë, beson se rregullat e Premierligës bien ndesh me ligjin e konkurrencës.

City ka nisur veprimet e tyre ligjore ndërsa përgatitet të mbrojë veten kundër akuzave se ata kanë shkelur rregullat financiare të Premierligës. Klubi u godit me 115 akuza në shkurt 2023 pas një hetimi katërvjeçar.

Seanca do të fillojë në nëntor dhe, nëse shpallet fajtor, City mund të përballet me dënime duke përfshirë një gjobë, zbritje pikësh ose përjashtim nga Premierliga. Skuadra e Pep Guardiolës është kurorëzuar kampion i Premierligës në gjashtë nga shtatë sezonet e fundit.

City është paraqitur e pafajshme që kur akuzat u bënë publike, me klubin që tha se do të mbështetet nga "një grup provash të pakundërshtueshme".

Lajme të ngjashme