Manchester City interesohet për yllin e pakënaqur të Arsenalit - NACIONALE

Manchester City interesohet për yllin e pakënaqur të Arsenalit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Manchester City është duke shikuar mundësitë për të nënshkruar me mbrojtësin e krahut Kieran Tierney nga Arsenali në verë.

Tierney ka bërë vetëm pesë paraqitje si titullar në Premierligë këtë edicion me Arsenalin që po lufton për titull pas më shumë se një dekade.

Sidoqoftë, lëndimi serioz në gju edicionin e kaluar ndikoi që skuadra e Mikel Artetas të nënshkruajë me Oleksandr Zinchenkon, i cili tani e ka fituar besimin e plotë të teknikut spanjoll dhe pozitën në 11-shen bazë.

Siç raporton "Football Insider", Tierney ndoshta do të bëjë të kundërtën e asaj që bëri ukrainasi, duke iu bashkuar Man Cityt në verë.

Edhe pse Arteta ka hezituar të komentojë mundësinë që skocezi të largohet në verë, Arsenali është i hapur ta lejojë të largohet nëse ofrohen së paku 30 milionë funte.

Trajneri Pep Guardiola e sheh Tierney si lojtari adekuat për ta përforcuar skuadrën pasi do t'i përshtatej në sistemin 3-2-4-1 që është duke e përdorur së fundmi.

Që nga largimi i Zinchenkos, Nathan Ake ka luajtur në atë krahë edhe pse zakonisht është qendërmbrojtës.

Në garë për Tierney thuhet të jetë edhe Newcastle Unitedi, të cilët e shohin skocezin si lojtari adekuat për të luftuar me Dan Burn për vendin titullar sidomos nëse sigurojnë pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve.

Lajme të ngjashme