Manchester City – Inter: Formacionet e mundshme, Dzeko favorit ndaj Lukakut - NACIONALE

Manchester City – Inter: Formacionet e mundshme, Dzeko favorit ndaj Lukakut

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sot në Stamboll do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve, aty ku takohen Manchester City dhe Inter, me vetëm njërën nga skuadrat që do të kurorëzohen si kampion të Evropës. Sipas raportimeve të afërta me zikaltrit, edhe në këtë ndeshje në vijën e sulmit të Interit pritet të startojë Edin Dzeko, ndërsa Romelu Lukaku në bankë.

Më në fund ka ardhur dita. Interi do të takohet me kampionët e Premierligës, Manchester Cityn, në finalen e Ligës së Kampionëve në stadiumin Olimpik Ataturk në Stamboll sonte, të shtunën e 10 qershorit, me fillim nga ora 21:00.

Man City vs Inter prediction, odds, betting tips and best bets for Champions League final | Sporting News Canada

Inzaghi mund të mbështetet në skuadrën e plotë, por Mkhitaryan nuk është plotësisht në formë, pasi ka rifilluar stërvitjen me pjesën tjetër të ekipit vetëm disa ditë më parë pas një dëmtimi muskulor. Prandaj, ish-lojtari i Manchester United pritet të jetë në bankinë me Brozovic që do të jetë nga minuta e parë së bashku me Nicolo Barellan dhe Hakan Calhanoglun.

Dyshimi tjetër është në sulm, ku Dzeko mbetet favorit ndaj Lukakut.

Milan Skriniar është i disponueshëm, por Inzaghi nuk do të ndryshojë mbrojtësit e tij, kështu që Matteo Darmian, Francesco Acerbi dhe Alessandro Bastoni do të startojnë në vijën e mbrojtjes me Andre Onanën në portë.

Pep Guardiola gjithashtu mund të mbështetet në skuadrën e plotë, duke përfshirë edhe Kyle Walker, që kishte shqetësime të vogla.

Manchester City – Inter: Formacionet e mundshme

Manchester City (3-2-4-1): Ederson; Walker, Ruben Dias, Akanji; Stones, Rodri; Bernardo Silva, De Bruyne, Gundogan, Grealish; Haaland.

Inter (3-5-2): Onana; Darmian, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Dimarco, Lautaro, Dzeko.

Lajme të ngjashme