Manchester City e ‘shkatërron’ Bournemouthin, e rrëmben përkohësisht vendin e parë në Premierligë - NACIONALE

Manchester City e ‘shkatërron’ Bournemouthin, e rrëmben përkohësisht vendin e parë në Premierligë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Manchester City nuk ka treguar aspak mëshirë për Bournemouthin, duke e mposhtur me rezultat të thellë 6:1. Me këtë fitore, ‘Qytetarët’ e marrin vendin e parë në Premierligë, ndonëse kjo mund të jetë vetëm përkohësisht.

Ashtu siç pritej, skuadra e Pep Guardiolës ishte dominuese në takim, teksa u treguan shumë të saktë afër portës, ku në shtatë goditje në drejtim të kuadratit i shënuan gjashtë gola.

Jeremy Doku hapi serinë e golave në minutën e 30-të, kur u asistua nga Rodri.

Tre minuta më vonë, saktësisht në minutën e 33-të, Doku ishte në rolin e asistuesit, ndërsa Bernardo Silva shënoi për 2:0.

Deri në fund të pjesës së parë u shënua edhe një gol. Doku sërish asistoi e golin për 3:0 e shënoi Akanji.

Në minutën 64-të Phil Foden shënoi për 4:0 e Jeremy Doku kompletoi het-trikun me asiste.

Luis Sinisterra shënoi golin e vetëm për mysafirët në këtë ndeshje, vetëm dy minuta pasi hyri në fushë, më saktë në minutën e 74-të.

Bernardo Silva shënoi edhe golin e tij të dytë personal në këtë takim dhe për rezultatin 5:1 në minutën e 83-të, ku Doku asistoi sërish.

Golin për rezultatin përfundimtar 6:1 e shënoi Nathan Ake në minutën e 88-të, me Manchester Cityn që kryeson në Premierligë, dhe kjo mund të mos ndryshojë nëse Tottenham gabon.

Lajme të ngjashme