Manchester City e konfirmon, Ederson mugon në ndeshjen vendimtare për titull dhe në finale të Kupës FA
Portieri brazilian i Manchester Cityt, Ederson Moares, do të mungojë në finale të Kupës FA dhe në ndeshjen e fundit të Premierligës ku vendoset kampioni, pas një frakture që pësoi në përballjen ndaj Tottenham Hotspur.
Të enjtën (sot), Manchester City me anë të një komunikate tha se Ederson iu nënshtrua skanimeve, pas dëmtimit që pësoi në duelin me Cristian Romeron e Spurs në fitoren 2:0 të Qytetarëve të martën.
Në atë ndeshje, Ederson luajti 69 minuta dhe u zëvendësua nga Stefan Ortega, i cili bëri dy pritje vendimtare për ta shpëtuar skuadrën e tij, para se Haaland të shënonte një gol nga penalltia në minutat shtesë.

"Lëndimi do ta mbajë Edersonin jashtë fushe për ndeshjet e ardhshme të këtij sezoni 2023/24," u tha në komunikatën e Manchester Cityt.
We can confirm that Ederson will miss the final two games of the season due to a small fracture of his eye socket.
— Manchester City (@ManCity) May 16, 2024
Everyone at the Club wishes Ederson a speedy recovery 🩵
More information ⤵️
Manchester City do të luajë me West Ham United në shtëpi të dielën, ku i nevojitet një fitore për ta fituar titullin e katërt radhazi që është një rekord. Skuadra e Pep Guardiolas më pastaj do të luajë në finale të Kupës FA ndaj Manchester Unitedit më 25 maj.

Ederson ditë më parë u thirr nga Kombëtarja e Brazilit për Kupën e Amerikës që zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë qershorit dhe korrikut.