Mançesteri vishet kuq: Unitedi fiton me përmbysje ndaj Cityt
Manchester Unitedi ka regjistruar një fitore të madhe në udhëtim te rivali City, në kuadër të kryederbit së xhiros të 16-të në Premierligë.
“Djajtë e Kuq” e përmbysen epërsinë për dy minutave, për t’i arkëtuar pikët e plota midis “Etihad Stadium”.
City e nisi më mirë duke rrezikuar me Phil Foden e Erling Haaland, por që dështuan t’i finalizojnë.
Ishte Josko Gvardiol që e zhbllokoi rezultatin me një gol nga afërsia pas një asistimi fantastik të Kevin de Bruyne (36’).
Në pjesën e dytë, Unitedi ishte më e mirë. Rasmus Hojlund kishte së paku tre mundësi shënimi por që nuk i konkretizoi.
Sidoqoftë, Matheus Nunes bëri një gabim amator duke shkaktuar penallti, të cilën më pas e konkretizoi Bruno Fernandes për ta barazuar rezultatin.
Vetëm dy minuta më vonë, Lisandro Martinez dhuroi një top të gjatë te Amad Diallo, i cili me një finalizim të shkëlqyeshëm e bëri përmbysjen e madhe (90’).
City pas kësaj humbje renditet në pozitën e pestë me 27 pikë kurse Unitedi ngjitët në vendin e 12-të me 22 sosh.