Man Utd triumfon me rikthim fantastik ndaj Aston Villas - NACIONALE

Man Utd triumfon me rikthim fantastik ndaj Aston Villas

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Manchester United ka triumfuar ndaj Aston Villas me një përmbysje të çmendur në kuadër të xhiros së 19-të në Premierligë.

Aston Villa ishte fantastike në fillim duke qenë në epërsi të dy golave, por pastaj Man Utd u këndell për të shënuar fitore me rezultat 3:2.

John McGin realizoi nga afërsia duke përfituar nga një gabim amator i Onanas për t’i dhënë epërsinë mysafirëve (21’).

Kurse, pesë minuta më vonë Leander Dendoncker shënoi me një goditje të bukur pas asistimit të Clement Lengletit (26’).

Sidoqoftë, Man Utd bëri paraqitje të shkëlqyeshme në pjesën e dytë, duke realizuar tre gola për t’i arkëtuar pikët e plota.

Alejandro Garnacho shënoi pas një aksioni të shpejtë mirëpo u anulua për pozitë jashtë loje në ndërtimin e aksionit.

Sidoqoftë, Marcus Rashford e gjeti sërish për mrekulli argjentinasin, që ngushtoi epërsinë nga afërsia (59’).

Garnacho vazhdoi formën fantastike duke e gjetur vetën në një pozitë të shkëlqyeshme për ta barazuar rezultatin, me goditjen që u devijua paksa nga Martinezi (71’).

Për përmbysjen e madhe e vulosi Rasmus Hojlund, duke përfituar nga një top i kthyer, që në fakt ishte goli i tij i parë në Premierligë (82’).

Man United tani renditet në pozitën e gjashtë në tabelë me 31 pikë derisa Aston Villa vazhdon të qëndrojë e treta me 39 sosh.

Lajme të ngjashme