Man Utd synon transferimin shokues të yllit së Chelseas
Manchester Unitedi është lidhur me një lëvizje shokuese për mbrojtësin e Chelseas Ben Chilwell.
Sipas sugjerimeve, “Djajtë e Kuq” duan të sjellin një mbrojtës të majtë në verë duke marrë parasysh lëndimet e shpeshta që morën vitin e kaluar. Luke Shaw zhvilloi 15 paraqitje, derisa Tyrell Malacia humbi tërë sezonin.
“Daily Mail” raporton se Man United e sheh Chilëellin si shënjestra adekuate, ngase e vlerësojnë si lojtari i duhur për ta përforcuar vijën e fundit të mbrojtjes.
Spekulimet për kalimin e anglezit ndodhën menjëherë sapo Unitedi punësoi ish drejtorin e Chelseas Christopher Vivell, që pranoi një kontratë afatshkurtër për ta ndihmuar gjigantin anglez me përforcime.
Chilwell ka edhe tre vite kontratë të mbetura te “Blutë”, por vendin e ka të pasigurt me ardhjen e trajnerit të Enzo Maresca.
Maresca preferon një sistem ndryshe në formacion, ku nuk i jep prioritet mbrojtësve të krahut natyral duke preferuar lojtarët që mund të ndihmojnë në qendër ose mesfushë.
Marc Cucurella ka eksperiencë si qendërmbrojtës andaj ekziston mundësia që të bëhet një titullar ose ndoshta edhe prurja e fundit Renato Veiga.
Sidoqoftë, një lëvizje për Chilwell nuk do të ishte e lirë duke marrë parasysh se ka kontratë edhe për disa vite, andaj në listën e Unitedit mbetet edhe Sergio Reguiloni i Tottenhamit.