Man Utd synon revolucionin në verë – plot tetë lojtarë në shitje - NACIONALE

Man Utd synon revolucionin në verë – plot tetë lojtarë në shitje

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Drejtori i ri sportiv Sir Dave Braislford në bashkëpunim me aksionarin e ri Ratcliffe janë duke tentuar të bëjnë një revulocion në verë te Manchester Unitedi.

Skuadra angleze është duke hasur vështirësi në aspektin sportiv, duke pësuar humbje të shpeshta – me të fundit që ndodhi të shtunën në “Old Trafford” ndaj Fulhamit.

Por, kjo situatë pritet të shkojë drejt fundit pasi Man Utd synon të bëjë ndryshime drastike në skuadër, ku tetë lojtarëve të ekipit të parë do t’iu tregohet ‘dera’.

Sipas “ESPN”, Man Utd pritet të largojë lojtarët si Christian Eriksen, Raphael Varane, Casemiro, Harry Maguire, Scott McTominay, Aaron Wan-Bissaka dhe Victor Lindelof.

Anthony Martial, të cilit i skadon kontratë në verë do të largohet si agjent i lirë gjithashtu, derisa Unitedi pret të dëgjojë oferta edhe për lojtarët që ka huazim, përfshirë Jadon Sanchon, Donny van de Beek, Facundo Pellistri dhe Brandon Williams.

Me shitjen e tërë këtyre, United shpreson të nënshkruajë me një top sulmues dhe një mbrojtës në verë në mënyrë që ta ngrisë kualitetin.

Dëshira e madhe për sulm mbetet Harry Kane, megjithatë Bayern Munich nuk është i hapur për shitjen pasi e blenë vetëm verën e kaluar.

Lajme të ngjashme