Man Utd rikthen interesimin për De Jong
Manchester United është i interesuar për të nënshkruar me mesfushorin e Barcelonës Frenkie de Jong.
Edhe pse dështuan për të transferuar yllin holandez para disa viteve, interesimi i skuadrës angleze vazhdon të jetë i njëjtë dhe po e vëzhgojnë nga afër situatën pas raportimeve për një largim të mundshëm.
“Football Transfers” raporton se Man United do të tentojë sërish ta transferojë De Jongun, duke i ofruar të jetë ndër liderët e mesfushës duke nisur nga sezoni i ri.
Arritja e miliarderit Jim Radcliffe nënkupton investime të shumta në verë dhe De Jong është ndër objektivat kryesore për 20 herë kampionin e Anglisë.
De Jong raportohet se po e konsideron largimin nga Barcelona meqenëse ka refuzuar të diskutojë rinovimin e kontratës, shkaku që s’është i kënaqur me formën aktuale të klubit.
Ndërkohë, Man United do të tentojë të bëjë edhe një tjetër “goditje” të madhe përpos De Jong, pasi e duan yllin e Bayern Munichut Harry Kane dhe janë të gatshëm të investojnë mbi 100 milionë euro për anglezin.
Sa i përket De Jongut, holandezi kërkohet me ngulm edhe nga Paris Saint-Germain dhe Chelsea.